Kryeministri Edi Rama tha se kryeminsi i OSBE-së është një prestigj i madh për Shqipërinë. Në një intervistë për Top Channel me gazetarin Muhamed Veliu, Rama tha se do të vizotojë edhe Moskën dhe Ukrainën.
“Janë 3 takime të para që bëhen njëherësh, takime në SHBA, qoftë në Kongresin Amerikan, qoftë në Kombet e Bashkuara, takimet në Ukrainë dhe në Moskë. Aty do dimë ekzaktësisht kush do ta presë dhe me kë do diskutojmë”- tha Rama.
Intervista:
Veliu: E keni quajtur marrjen e kryesimit të OSBE-së si një moment historik për vendit tonë. Çfarë do të përfitojë Shqipëria nga drejtimi i OSBE-së?
Rama: Shqipëria ka marrë nga OSBE për shumë vite dhe sot është momenti kur Shqipëria është në pozitën që të japë. Pastaj ky është një prestigj i madh për Shqipërinë në radhë të dytë sigurisht për ne do jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ne ndjejmë përgjegjësinë shumë të madhe por është dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të manifestuar ndërkomëbarisht tiparet dhe kapacitetet e një Shqipërie që paskëtaj të jeni të sigurt që do shihet edhe me më shumë respekt për ata që e njohin dhe për ata që deri më sot nuk e njohin”.
Veliu: Por, a i ka Shqipëria kapacitet për të drejtuar një organizatë në ët cilën aderojë plot 57 vende?
Rama: Sot kemi qenë në zyrat e posaçme të këtij misioni të jashtëzakonshëm që kemi marrë përsipër dhe aty edhe kolegët tuaj e kanë parë që ka një skuadër me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë të përzgjedhur me shumë kujdes që janë një garanci absolute për suksesin e misionit.
Veliu: Nesër do mbani një fjalë në asamblenë permanentet. Cilat do jenë mesazhet?
Rama: Nesër është marrja zyrtare e drejtimit të OSBE-së dhe do ti drejtohem të gjithë përfaqësisë së gjerë të këtyre 57 vendeve që do jenë prezent përmes ambasadorit të tyre duke ju komunikuar sfidat dhe prioritet.
Veliu: Ju do duhet të udhëtoni drejt Moskës dhe Ukrainës në një takim të mundshëm me Putin, çështjet që do bisedoni cilat janë?
Rama: Së pari ne presim konfirmimet dhe normalisht kemi kërkuar takimet. Janë 3 takime të para që bëhen njëherësh, takime në SHBA, qoftë në Kongresin Amerikan, qoftë në Kombet e Bashkuara, takimet në Ukrainë dhe në Moskë. Aty do dimë ekzaktësisht kush do ta presë dhe me kë do diskutojmë
Top Channel