Një zjarr ka rënë në Kërlcyrë në Fshatin e Ri. Banesa e shtetasit me iniciale S.D 82 vejç u përfshi nga flakët në mëngjes. Si pasojë e zjarrit gjeti vdekjen 82 vjeçari. Nga hetimet paraprake rezulton që zjarri në banesë ishte aksidental.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Ja njoftimi i policisë:
Rreth mëngjesit, në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarrë në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç. Si pasojë e zjarrit, shtetasi i mësipërm u gjet i pajetë brenda në banesë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
Top Channel