Përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019, Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar.

“Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie”, shkruan Basha.

Më tej shton:

“Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses,” shoqëruar me këtë link: http://www.fitchsolutions.com/country-risk-sovereigns/index-signals-political-legitimacy-livelihoods-and-ethnic-tensions-bring-more-risks-2020-09-12-2019

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA