Teksa mbajti një fjalë përmbyllëse në seancën e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u pyet nga një gazetar i huaj sa i takon paketës “Antishpifja”.

Sipas tij, OSBE nuk e ka kritikuar ligjin në fjalë.

“OSBE nuk e ka kritikuar ligjin, por ne kemi punuar me ta për një kohë të gjatë që të sigurohemi, që të sqarohemi. Ligji që shkoi në parlament ka 100 përqind mbështetjen e OSBE-së dhe me standardet e saj që të gjejë zgjidhje me ato që ne po përjetojmë në mediat online. OSBE është në harmoi të plotë për këtë ligj”, u shpreh Rama.

Paketa antishpifje u votua në Kuvend më 18 dhjetor. Me paketën e re, Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kompetenca për gjobitjen dhe deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se kanë publikuar shpifje apo lajme të rreme.

  Rama: Kemi marrë një risk me muxhahedinët, çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA