Gjatë seancës së radhës të gjykimit paraprak për vrasjen e Altin Balliut, gjykata i ka kthyer sërish dosjen Prokurorisë, duke i lënë detyrë të thellojë hetimet edhe për një bashkëpunëtor në vrasje.
Sipas familjarëve të viktimës,autori Olger Mustafa është ndihmuar natën që ndodhi ngjarja nga një shok i tij, i cili deri tani nuk është hetuar nga Prokuroria. Ky person është shoqëruar për disa orë në komisariat dhe më pas prokuroria e ka lënë të lirë, kanë pretenduar familjaret e viktimës.
Prokuroria ka afat deri në fund të janarit për të plotësuar mangësinë e konstatuar nga gjykata në hetime.
Më herët familjarët e Altin Balliut akuzuan prokurorin e çështjes, Edmond Shytko për anësi dhe favorizim të autorit të krimit.
Top Channel