“Nuk do të mërziteni, apo jo?”/ Trump vazhdon fjalimin në Shtëpinë e Bardhë, zbulon fotografitë e migrantëve të arrestuar: Kemi zbatuar ligjin 20/01 20:45
Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin mbërriti të martën në darkë në Turqi.
Në deklaratën e bërë nga Pallati i Kremlinit, Putini do të zhvillojë të sot një vizitë pune në Stamboll për të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së linjës gazsjellëse “Rrjedha Turke”.
Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të takohet me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Putin.
“Në takim planifikohet të bisedohet për zhvillimin edhe më shumë të bashkëpunimit turko-rus dhe diskutimin për problemet aktuale ndërkombëtare përfshi Sirinë dhe Libinë”, shkruhet në deklaratën e bërë nga Pallati i Kremlinit.
Top Channel