Stamboll/Aeroporti i Stambollit Sabiha Gökçen pezulloi fluturimet deri në ora 20:00 sipas kohës lokale pasi që një aeroplan pasagjerësh rrëshqiti nga pista, raporton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ndodhi në ora 09:43 sipas kohës lokale kur aeroplani i Pegasus Airlines i cili vinte nga Aeroporti Ndërkombëtarë Sharjah nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) rrëshqiti për shkak të motit të keq
Nga Zyra e Guvernatorit të Stambollit njoftojnë se 164 udhëtarët në aeroplan u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk ka të lënduar.
Më herët gjatë ditës, drejtori ekzekutiv i Turkish Airlines, Bilal Ekşi, përmes rrjeteve sociale njoftoi se ishin pezulluar fluturimet dhe aterimet në Aeroportin Sabiha Gökçen deri në ora 15:00 sipas kohës lokale.
Në ndërkohë, Turkish Airlines ka ridrejtuar pesë fluturime nga Sabiha Gökçen në aeroportin e Stambollit dhe një tjetër në Ankara.
Përpos kësaj, IGA, që drejton Aeroportin e ri të Stambollit, në një deklaratë tha se fluturimet në këtë objekt vazhdojnë ashtu siç ishin planifikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA