Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në një deklaratë pas sulmeve të Iranit mbi dy baza të Amerikës është shprehur se do ti përgjigjet sulmeve të tyre, si dhe do të ketë sanksione të mëdha ekonomike.
Trump u shpreh:
Ditët e fundit Solemeini po planifikonte sulme të tjera dhe objektivat ishin amerikane, por ne e ndalëm atë.
Duart e Solemeinit ishin të përlyera me gjak amerikan dhe Iranian. Ai duhej të ishte ekzekutuar para shumë kohësh.
Duke hequr Solemeinin ne kemi dërguar një mesazh të rëndësishëm tek terroristët që të vlerësojnë jetën e tyre dhe të mos rrezikojnë jetën e njerëzve tanë.
Ne do të shikojë dhe do të vlerësojmë që ti përgjigjemi sulmeve të Iranit, SHBA-të do të vendosin sanksione ekonomike mbi regjimin e Iranit. Këto sanksione të fuqishme do të mbeten deri në momentin që ata ndryshojnë qëndrim.
Në marrëveshjen nukleare të 2013 Iranit i janë dhënë 150 bilion dollar për të mos përmendur 1.8 bilion në kesh. në vend që të na falenderojnë ata brohorasin vdekje Amerikës.
Top Channel