Aplikimet për certifikatat të pronësisë dhe shërbimet e tjera që ofrohen nga zyrat e kadasastrës do të bëhen online pranë notereve. agjencia kombëtare kadastrës dhe dhoma kombëtare e noterëve firmosën marrëveshjen e bashkëpunimet.

Dy sistemet elektronike ai notereve dhe ai i kadastrës, do të bashkëveprojnë me njëri tjetrin. Mimoza Sadushaj kryetare e dhomës së noterëve tha se do të ulet niveli i korrupsionit.

Për drejtorin e agjencisë së kadastrës Artan Lamen niveli i shërbimeve do të rritë dhe shkurtohet koha për qytetarët.
Agjencia e kadastrës ka bashkuar dy institucione, zyrat e hipotekës dhe ato të legalizimeve duke bërë që shërbimet të unifikohen.

Top Channel