Në një botë që është në lëvizje të vazhdueshme edhe rreziku i jetës varion nga njëri vend në tjetrin. Ekspertët e mjekësisë dhe sigurisë të SOS international kanë publikuar hartën e vitit 2020 për nivelin e rrezikut për secilin shtet të globit.

Vlerësimi bëhet për riskun mjekësor, sigurinë e jetës dhe sigurinë rrugore. Studimi i ndan destinacionet në pesë kategori të ndryshme – rrezik i parëndësishëm, i ulët, i mesëm, i lartë dhe ekstrem. Shtetet më të sigurta në botë janë ato nordike si Finlanda dhe Norvegjia, por edhe ishulli i Islandës.

Shtetet më të rrezikshme janë ato ku aktualisht po zhvillohen dhe konflikte, Irak, Afganistan, Libi, Somali, Mali dhe disa vende të tjera afrikane. Ndërkohë që klasifikimi mund të arzhornohet me përshkallëzimin e situatës në lindjen e mesme me përplasjen SHBA- Iran.

Deri në nëntor të vitit që shkoi në Shqipëri u futën 6,1 milion shtetas të huaj, dhe vendi ynë futet në shtetet me rrezik të mesëm për të udhëtuar. Për sigurinë e jetës në Shqipëri ka risk të ulët, kurse me sigurinë mjekësore dhe atë rrugore Shqipëria ka risk të mesëm. Klasifikimi është gati i njëjtë për të gjithë Ballkanin, ndërkohë që Kosova paraqitet më keq për situatën shëndetësore.

Top Channel