Rifillojnë fluturimet në Aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit. Vonesat preken edhe Tiranen

08/01/2020 12:45

Operacionet e fluturimit në aeroport i kthehen normales, aterimet e para të aeroplanëve u bënë në ora 6.30 të mëngjesit

Stamboll. Operacionet e rregullta të fluturimit rifilluan në Aeroportin Sabiha Gökçen në metropolin turk Stamboll pas një pezullimi prej disa orësh një ditë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Fluturimet rifilluan mëngjesin e sotëm ashtu siç ishte planifikuar, në orën 06:00 të mëngjesit sipas orës lokale.

Në orën 06.30 të mëngjesit sipas orës lokale, një aeroplan nga Aeroporti Dalaman në provincën perëndimore Mugla të Turqisë ateroi në Aeroportin Sabiha Gökçen.

Pezullimi i djeshëm erdhi pasi një aeroplan i Pegasus Airlines rrëshqiti jashtë pistës për shkak të motit të keq, por të gjithë 164 pasagjerët në bord u evakuuan në mënyrë të sigurtë dhe pa lëndime. per shkak te bllokimit te pistave nga incidenti me avionin, shume fluturime jane anulluar perfshi edhe ato qe vinin ne Shqiperi. Dje ne mesnate ne Rinas kishte shume udhetare qe mbeten pa fluturim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA