Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë vizita zyrtare në Rusi, SHBA dhe Ukrainë. Ishte vetë Rama që konfirmoi se vizitat do të zhvillohen në kuadër të Presidencës së OSBE-së që mbahet këtë vit nga Shqipëri.

“Vizita në Rusi është pjesë e agjendës së drejtuesit të OSBE dhe është pjesë e angazhimeve që unë kam marrë. Gjatë gjithë vitit do të balancojmë obligimet e OSBE me obligimet e brendshme. Janë disa vizita që do të bëhen shumë shpejt, në Ukrainë, SHBA dhe Rusi”, tha Rama nga Vjena.

Gjithsesi, datat e takimeve nuk janë përcaktuar ende dhe Rama tha se pret konfirmime nga të gjitha palët.

  Muxhahedinët në Shqipëri, Rama: Është operacion humanitar dhe jo politik

Top Channel