Behgjet Pacolli, Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, deklaroi sot se Kosova qëndron fuqimisht përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës e aleatëve të saj dhe dënon ashpër sulmet e Iranit kundër bazave ushtarake amerikane.

Pacolli dha këtë mesazh në rrjetet sociale: “Dënoj fuqimisht sulmet e Iranit kundër bazave ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak qe ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Irakut dhe ka rrezikuar jetën e shumë njerëzve. Kosova, qëndron fuqishëm përkrah SHBA-së dhe aleatëve në luftën për paqe dhe demokraci në botë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA