
Deputeti rus Vladimir Dzhbarov ka paralajmëruar se një konflikt midis SHBA dhe Iranit mund të çojë në një luftë bërthamore.
Ai e deklaroi këtë pas një sulmi iranian mbi bazat ushtarake ku ndodhen trupat amerikane në Irak, transmeton KosovaPress.
“Sulmet e ndërsjella nga SHBA dhe Irani mund të çojnë në një luftë të gjerë në rajon. Nëse Uashingtoni mendon se mund të arrijë qëllimet e saj, atëherë ekziston rreziku i një lufte bërthamore,” tha deputeti i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus.
Ai tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të përfshihet në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konflikteve në Lindjen e Mesme.
Irani shkrepi mbi 12 raketa balistike në dy baza ushtarake ku ndodhen trupat amerikane në Irak, ndërsa Garda Revolucionare e Iranit, e cila mori përgjegjësinë për sulmin, tha se sulmet ishin “hakmarrje për vrasjen e komandantit të njësisë së Kudsit Qaseem Suleimani”.
Top Channel