“Nëse ju e nisni luftën, ne e mbarojmë”/ Agjencia e lajmeve iraniane nxjerr videon kërcënuese

08/01/2020 12:40

Përmes një video-montazhi, agjencia iraniae e lajmeve “Fars” përcolli një mesazh domethënës ku kërcënëon SHBA-në rreth një sulmi të mundshëm ndaj Donald Trump-it.

“Hej SHBA, nëse ju e nisni luftën, ne i japim fund”, është slogani që shoqëron sekondat hyrëse të videos.

Më tej, përmes disa pamjeve të montuara shfaqet dikush që gjuan me armë zjarri ndaj Trump-it, teksa ky i fundit është në një konferencë për shtyp. Teksa dëgjohen të shtëna, sigurimi e largon Trump-in nga podium.

Duhet thënë se agjencia e lajmeve Fars njihet si agjenci zyrtare që i shërben qeverisë iraniane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA