U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi” të Elbasanit nxënësit mësojnë me kapuç, doreza e madje edhe me batanije.
Për t’u bërë ballë temperaturave të ulëta, nxënësit kanë gjetur zgjidhje alternative, në mungesë të sistemit të ngrohjes. Edhe pse është lejuar përdorimi i ngrohëseve elektrike, shpesh sistemi rëndohet dhe nuk e përballon.
Bashkia e Elbasanit pranon se një situatë e tillë ekziston nëpër disa shkolla në qytet, ndërsa shkollat e fshatit, kopshtet e çerdhet gjithashtu janë të pajisura me sisteme ngrohje.
Gjimnazi “Kostandin Krishtoforidhi” sipas Bashkisë së Elbasanit është në projekt për t’u investuar këtë vit kalendarik, ndërsa për rastet e tjera ku ngrohja mungon do të përdoren ngrohëset elektrike derisa të gjitha shkollat e Elbasanit të pajisen me sisteme ngrohjeje.
Top Channel