Në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi” të Elbasanit nxënësit mësojnë me kapuç, doreza e madje edhe me batanije.

Për t’u bërë ballë temperaturave të ulëta, nxënësit kanë gjetur zgjidhje alternative, në mungesë të sistemit të ngrohjes. Edhe pse është lejuar përdorimi i ngrohëseve elektrike, shpesh sistemi rëndohet dhe nuk e përballon.

Bashkia e Elbasanit pranon se një situatë e tillë ekziston nëpër disa shkolla në qytet, ndërsa shkollat e fshatit, kopshtet e çerdhet gjithashtu janë të pajisura me sisteme ngrohje.

 

Gjimnazi “Kostandin Krishtoforidhi” sipas Bashkisë së Elbasanit është në projekt për t’u investuar këtë vit kalendarik, ndërsa për rastet e tjera ku ngrohja mungon do të përdoren ngrohëset elektrike derisa të gjitha shkollat e Elbasanit të pajisen me sisteme ngrohjeje.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA