Meteorologët Ushtarakë: Edhe të enjten, mot i kthjellët në të gjithë vendin

08/01/2020 17:39

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi të mërkurën se edhe ditën e enjte, më 9 janar 2020, pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin.

“Mbi kontinentin evropian po vijojnë të ndikojnë vlerat e larta të presionit atmosferik dhe masat ajrore të qëndrueshme dhe të ftohta, bëri të ditur SHMU. – Kjo situatë ka sjell si pasojë, motin e kthjellët edhe mbi vendin tonë si në orët e para të mëngjesit dhe deri në fund të ditës.

Temperaturat në vlerat maksimale për sot arritën nga 5ºC në relievet malore deri dhe në 15ºC në zonat bregdetare më konkretisht qytetin e Sarandës. Edhe për ditën e nesërme pritet që moti të jetë i kthjellët në të gjithë territorin. Për temperaturat e mëngjesit pritet një rritje e lehtë e tyre por përsëri vlerat do të mbeten negative në pjesën më të madhe të vendit.

Në këtë mënyrë në relievet malore priten temperatura minimale -5ºC në ato të ulëta -4ºC dhe ato bregdetare 1ºC. Edhe temperaturat në mesditë pritet të kenë një rritje të lehtë duke prekur vlerat nga 8ºC në relievet malore deri në 16ºC në ato të ulëta e bregdetare.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA