Komisioni Evropian bëri thirrje të mërkurën për një fund të menjëhershëm të përdorimit të armëve në konfliktin e Lindjes së Mesme midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke kërkuar përpjekje për të rifilluar dialogun.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në një konferencë, para se të nisej për në Londër se ajo do ta diskutojë situatën me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

“Përdorimi i armëve duhet të ndalojë tani për t’i dhënë hapësirë dialogut,” u shpreh ajo përpara gazetarëve.

“Jemi thirrur të bëjmë gjithçka që është e mundur për të rindërtuar bisedimet. Ne kemi krijuar marrëdhënie dhe të testuara nga koha me shumë aktorë në rajon dhe më gjerë për të çtensionuar situatën, “tha ajo.

Top Channel