Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Marikaj” dhe personi ishte në këmbë kur është përplasur nga një furgon tip “Benz” me drejtues shtetasin F. V.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesi i fugonit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA