
Një ngjarje tragjike është shënuar me datën 5 në Mallakastër dhe është zbuluar ditën e sotme.
Tre të rinj kanë vrarë një grua 50 vjeçare, pasi kanë pirë kafe në shtëpi shprehen të afërmit.
Lazër Saliaj kunati i viktimës:
Sipas informacioneve ata kishin pirë kafe, dy persona pasi dy filxhana kishte. Si duket ajo i ka pranuar brenda pasi i ka njohur.
Ata e kishin kthyer shtëpinë përmbysur ku kishin kontrolluar edhe tek gjërat më intime.
Ndërsa kunata Mjaftoni Saliaj është shprehur se ata e kanë mbytur me shall dhe më pas e kanë lidhur.
Ajo shton se djali që ka kryer krimin dhe është edhe i afërm i tyre është djel i keq, teksa babin e ka në burg për drogë.
Gjithashtu shprehet se midis familjeve ka pasur konflikte.
Top Channel