Prej një ore, zona e “Vasil Shanto” në drejtim të Selitës është pa energji elektrike.

Gjithsej janë 4 kabina të stakuara dhe defekti qëndron në një pallat, i cili është ndërtuar mbi kabujt elektrikë, prapa Vasil Shantos, pranë KESH. Sikurse shihet në foto, punonjësit e OSHEE janë duke punuar pranë objektit ku kalon fideri 327 i Nst Selitë.

Po ashtu, në të gjithë Tiranën ka stakime nga 10-15 minuta për shkak të ngarkesës që kanë transformatorët në NST Qendër, Kashar dhe Selitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA