Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mallakastrën ku një 50-vjeçare është shpallur e humbur nga familjarët pasi nuk kishin informacion që prej datës pesë.
Policia ka nisur menjëherë kërkimet dhe ka zbuluar se ajo ishte vrarë dhe trupi ndodhej në rezervuarin e fshatit.
Për këtë krim janë arrestuar 3 persona ku njëri është nipi i bashkëshortit të saj.
Viktima mësohet se është Drita Saliaj.
Mallakastër
Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në datë 05.01.2020 në fshatin Gjerbës.
Arrestohen 3 shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes së 50 vjeçares
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë Mallakastër janë paraqitur familjarët e shtetases D. S, 50 vjeçe, të cilët denoncojnë largimin nga banesa të 50-vjeçares.
Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier organizuan punën dhe në kohë rekord zbardhën ngjarjen.
Pas hetimeve të kryera rezultoi se nipi i shtetases së humbur( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 05.01.2020 kanë shkuar për të vjedhur në banesën e 50-vjeçares dhe pas rezistencës të hasur nga kjo e fundit, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.
Në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe Polumbarët e Repartit Special Renea u gjet në rezervuar trupi i pajetë i shtetases D. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit:
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.
Top Channel