Një person i pa armatosur grabit para nga një institucion financiar
07/01/2020 19:04
Policia e Tiranës ka njoftuar se pak më parë një person ka grabitur një institucion financiar i kredive të vogla dhe ka marrë 50 mijë lek të reja.
Në njoftim bëhet me dije se ai ka qenë edhe i paarmatosur.
Tiranë/Informacion Paraprak.
Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap. Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel