Lëndimi i 2 punëtorëve në Bulqizë, ngjarja ndodhi nga neglizhenca
07/01/2020 09:36
Mbi ngjarjen e djeshme, ku në një minierë të nxjerrjes së kromit në Bulqizë u aksidentuan jashtë rrezikut për jetën dy punonjës, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A.Ç, 44 vjeç.
A.Ç, banues në Bulqizë është sinjalist, manovrues në minierën e kromit në fjalë. Si pasojë e neglizhencës, atij i ka rrëshqitur e dalë nga shinat vagoni, çka shkaktoi lëndimin e dy punëtorëve të minierës.
Mbi të rëndon vepra penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Top Channel