Banorë të Vaqarrit, Kombinatit dhe rrethinave, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti do vendosën në një rezidencë me vileta druri një katëshe, e cila nis të ndërtohet për pak ditë.

Përveç shërbimeve të ndryshme sociale dhe terreneve sportive në Vaqarr ngjitur me shkollën ekzistuese do të ndërtohet edhe një shkollë nëntë vjeçare. Në këtë rezidencë kanë konfirmuar 22 familjet e para që do të zhvendosen për të jetuar por numri i viletave që do të ndërtohen pritet të jetë 50.

Kjo lagje e re është përveç se do të jetë model në infrastrukturë do ti mundësohet edhe transporti publik, duke shtuar një stacion për linjën e autobusit të Kombinatit. Duke qenë shtëpi prej druri ndërtimi i tyre nuk vonon në kohë.

Banorët e Pezë Helmës, apo fshatrave përreth tanimë kanë një mundësi të mirë jo vetëm për të shkolluar fëmijët e tyre por edhe për punësimin e të rinjve.

/Alma Demiraj/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA