Disa të shtëna me armë raportohet se janë shënuar në Mirditë, ku siç Top Channel mëson, është shënuar një viktimë.
Ai është Kastriot Reçi dhe është pronar i një televizoni lokal, “Media Plus Televizion”.
Mësohet se Reçi është vrarë pranë lokalit të tij. Ndërkohë në profilin e tij në facebook, mesazhi i fundit që ai kishte lënë është: “Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020! Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë.’
Ndërkohë policia ka ngritur disa pika kontrolli siç duket edhe nga video e siguruar nga Top Channel.
Mirditë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.
Top Channel