Autoritetet italiane, më saktë rregullatori i aviacionit civil, Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil (ENAC) ka pezulluar licencën e kompanisë Ernest Airlines, duke filluar nga data 13 Janar 2020.

Data është zgjedhur për të mos prekur pasagjerët që udhëtojnë gjatë sezonit të pushimeve dimërore. Sipas ENAC, kjo nuk është ende një tërheqje përfundimtare e licencës. Por nëse linja ajrore siguron elementet e garancisë të kërkuara nga rregulloret e BE-së dhe nëse këto elemente vlerësohen pozitivisht nga agjensia, pezullimi mund të hiqet. Megjithatë, kjo pritet të shihet.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, në një postim në Facebook të martën, njoftoi pasagjerët që kanë rezervuar fluturimin me kompaninë ajrore Ernest, që deri më datë 13 janar, do të ketë ndryshime të orareve dhe anulim të fluturimeve.

Aeroporti sugjeron që të gjithë pasagjerët të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm për informacione të mëtejshme: E hënë -e diel: Nga ora 05.00 deri 21.00; Italisht/Anglisht : +39 02 89730660; Shqip/Italisht/Anglisht +355 (0)44 810810 ose në adresat e e-mailit: [email protected]; [email protected].

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA