Kastriot Reçi dhe i vëllai

Të tjera detaje dalin nga vrasja e Kastriot Reçit pronar i një televizioni lokal në Mirditë.

Siç Top Channel mëson, dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me vrasjen e ndodhur më datë 12.08.2019 ku viktimë ka mbetur Kastriot Gjini.

Kastriot Reçi dyshohej se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale, ndërsa është qëlluar në qendër të Rrëshenit teksa ishte në këmbë duke ecur.

Ndërkohë Reçit i është vrarë vëllai dy vite më parë në Itali, ku një postim në facebook për vrasjen e të vëllait ai asokohe shkruante: “Falenderoj te gjithe ju, shoke, miq e dashamire per rrespektin, mbeshtetjen dhe ngushllimet e sinqerta. Vellai yne Gasper kishte 20 vite qe jetonte ne Rome bashke me gruan dhe dy femijet e tij. Gasper Reci ishte pagezuar dhe martuar ne kishen Katolike Romane. Bashke me gruan dhe dy femijet e tij shkonin cdo te diele dhe luteshin ne kishen San Giovanni della Malva (kisha e shqiptareve ne rome)
Ai besonte dhe mendonte se Jeten ta dhuron Zoti dhe vetem Zoti ka te drejte ta marri ate… Gasper Reci u qellua pas shpine rruges teksa po kthehej ne shtepi ku po e prisnin bashkeshortja dhe dy femijet e tij”.

  Fotot/ Ja kush është pronari i televizionit që u vra në Mirditë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA