Olsi Jazexhi e quajti injorant presidentin Donald Trump teksa foli në Open në Top Channel për konfliktin SHBA-Iran.
Jazexhi tha se Trump është presidenti që po hap më shumë konflikte në botën arabe ndërsa nuk ngurroi të paralelizojë vrasjen e gjeneralit iranian Kasem Soleimani.
“Është njësoj si të shkonte Olta Xhaçka me Bardhyl Kollçakun në Kosovë dhe të vinin t’i vrisnin forcat serbe se kanë informacion që po planifikojnë sulme”, tha Jazexhi.
Trump është presidenti më i diskretituar në SHBA. Është injorant, i rrethuar nga ekstremistë të krishterë, Mike Pence është një prift evangjelist, dhe nga ana tjetër Trump është personi që po krijon konfliktet më të mëdha në botën arabe. Është ai që i dha Izraelit, Jeruzalemin dhe i dha dorë të lirë për të masakruar palestinezët.
Dhe ajo që bëri Trump është njësoj si të shkonte Olta Xhaçka me Bardhyl Kollçakun në Kosovë dhe të vinin forcat serbe dhe ta vrisnin se kanë informacion që po planifikojnë sulme. Trump thotë që ka informacione por nuk tregon pse e vrau Soleimanin.
Top Channel