Pse u vra Soleimani? Ja si përgjigjet Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë
06/01/2020 22:50
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregëtisë, Mark Croëford tha se vrasja e Soleimanit ishte e pritshme pasi emri i tij ishte lakuar edhe në administratat e tjera.
Në Amerikë të gjithë ndihen të rrezikuar. Edhe unë ndihem i rrezikuar nga Irani. Emri i Soleimanit është lakuar edhe në administratat e tjera.
Mbaj mend që shefi i CIA-s ka mbështetur Klintonin duke thënë se duam të shkojmë në Iran të vrasim ato që na kanë vrarë neve në Irak- tha Croëford.
Ndërhyri aty Olsi Jazexhiu duke thënë që Trump është i kapur.
Presidenti Trump është shumë i pavarur. Sulmi u bë pasi Irani sulmoi ambasadat në Bagdat, dhe Irani ka luftuar ushtritë amerikane në Lindjen e Mesme- iu kundërpërgjigj Croëford.
Top Channel