Temperaturat e ulëta nuk i kanë stepur besimtarët ortodoksë për të kryer ritualin e Ditës së Ujit të Bekuar.

Në Korçë, dhjetëra të rinj sfiduan temperaturat dhe ujin e ftohtë dhe u zhytën në ujë për të nxjerrë kryqin  e bekuar. Për besimtarët uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe  çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar.

Pas ritualit të  celebrimit të meshës për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, qytetarët korçarë i janë drejtuar shatërvanit tek lulishtja”Vangjush Mio”ku edhe është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë, i cili u nxor nga i riu Tomas Menkshi.

Në fund qytetarët në simbolikë të kësaj dite kanë mbushur shishe me ujë të bekuar në shatërvanin ku u hodh kryqi në shenjë mbarësie për familjet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA