Edhe në Gjirokastër është celebruar bekimi simbolik i ujërave, që përkujton sipas kalendarit ortodoks pagëzimin e Krishtit në ujërat e lumit Jordan .

Simbolika e festës lidhet me ndriçimin dhe pastrimin e shpirtit  të besimtarëve prej mëkateve. Uji si simbol i purifikimit është në qendër të festës dhe qindra besimtarë kanë ndjekur nga afër meshën e mbajtur në kishën e Lindjes së Krishtit në Gjirokastër dhe më pas hedhjen e kryqit në ujërat e lumit Drin prej nga At Joanit ka dhënë mesazhin e paqes dhe dashurisë  për besimtarët.

Thanas Koçi që nxori nga ujërat e lumit kryqin tha se gjesti e afroi më shumë me Zotin. Ceremonia u krye në temperatura shumë të ulëta, ndërsa morën pjesë disa dhjetëra qytetarë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA