Palmat bregdetare janë kthyer në një rrezik për njerëzit dhe automjetet e parkuara buzë rrugëve në Durrës.

Ditën e sotme punonjësit e ndërmarrjes bashkiake të pastrim-gjelbërimit në Durrës kanë bërë prerjen e dy palmave në lagjen nr.4, pranë Kadastrës së Durrësit. Vendimi është marrë pasi dy palmat ishin të dëmtuara në trung dhe rrezikonin sigurinë e këmbësorëve dhe bizneseve aty pranë.

Ndërkohë një ditë më parë një tjetër palmë u këput te sheshi ”Azem Hajdari” si rezultat i erës së fortë, po pa shkaktuar dëme. Ajo ndodhej pranë së njëjtës palmë që në dhjetor u këput dhe plagosi dy këmbësorë. Sipas specialistëve të ndërmarrjes së gjelbërimit Durrës, ndryshe nga dy palmat e prera sot, ato te sheshi ”A. Hajdari” u rrëzuan sepse bizneset aty pranë i kishin zhveshur nga luspat duke e dobësuar trungun dhe qëndrueshmërinë e tyre ndaj kushteve atmosferike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA