Tensionet dhe debatet vazhdojnë në Open në Top Channel. Debati kësaj radhe u zhvillua mes Tritan Shehut dhe analistit Olsi Jazexhiu.

Debati nisi kur Shehu tha se misioni jonë është të ndjekim SHBA-në. ‘Ne nuk kemi influencë, prandaj detyra jonë është të ndjekim SHBA-në’- tha Shehu.

Aty ndërhyri Jazexhiu i cili e pyeti Shehun: Ju na flisni për demokraci, por a nuk doni demokraci në Lindjen e Mesme?

Eni, qetësoje atë djalin aty- iu kundërpërgjigj Shehu.

Po përgjigju pyetjes- vijoi Jazexhiu.

Unë nuk kam ndërmend t’i përgjigjem provokacioneve- vijoi Tritan Shehu.

Është Trumpi me disa psikopatë aty, Kongresi Amerikan është kundër. Është Evropa ajo që paguan për luftërat që po hap Amerika. Është Evropa ajo që po merr sirianët- iu kundërpërgjigj Jazexhiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA