Edhe në Lushnje! Dita e Ujit të Bekuar, hidhet kryqi në Seman
06/01/2020 13:00
Dita e Ujit të Bekuar është përkujtuar edhe për besimtarët ortodoksë në rrethin e Lushnjes.
Në kishën e fshatit Mazhaj, festimet kanë një tjetër domethënie. Këtu banorët e të gjitha besimeve fetare e festojnë këtë ditë së bashku. Ritet, të cilat kanë nisur qysh herët ndiqen në kishën e vjetër të fshatit.
Pas përfundimit të ankandit, besimtarët ecën për disa km për të arritur në lumin Seman, vendi ku u bë dhe hedhja e kryqit në ujë. Ritet fetare janë zbatuar me përpikmëri gjatë gjithë rrugës nga besimtarët. Djem të rinj kanë sfiduar temperaturat e ulëta për t’u zhytur në ujë. Fituesi është Ornel Bushi nga fshati Mazhaj.
Top Channel