Dita e Ujit të Bekuar, një prej festave më të rëndësishme të kalendarit ortodoks mblodhi mijëra besimtare mes temperaturave të ulëta dhe të ftohtit.

Në Korçë kryqi u nxor nga shatërvani në Lulishten Vangjush Mio nga Tomas Menkshi.

Berat

42-vjeçari Alfred Xhimitiku kapi edhe këtë vit kryqin ne ujerat e lumit Osum ne Berat. Në lumë u hodhën 8 djem ndërsa ne brigje dhjetëra besimtarë beratas ndiqnin ceremoninë e bekuar për ta.

Durrës

Në Durrës, pas shërbesës së Bekimit të Ujit në kishë, besimtarët morën ujin e bekuar që përdoret për shërim shpirtëror për veten e familjarët e tyre dhe u drejtuan në portin e Durrësit për të ndjekur hedhjen e kryqit në ujërat e ftohta të Adriatikut. Këtë herë kryqi u kap nga i riu ortodoks Nikolla Bici.

Gjirokastër

Në Gjirokastër kryqi u hodh ne lumin Drino nga ku e nxori Thanas Koçi . ai tha ky akt e afroi më shumë me zotim.

Elbasan

Në Elbasan ceremonia u drejtua nga mitropoliti i Elbasanit Librazhdit dhe Shpatit imzot Andon Merdani dhe Kryqi u kaq nga 19 vjecari Julian Shqau i cili e kapte kryqin për here te pare

Ceremoni te ngjashme janë zhvilluar gjate ditës ne Vlorë, Fier apo Lushnje dhe qytete te tjera te vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA