Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK sa i takon pushimit të hetimit ndaj 3 gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e ulur dënimin në 25 vite nga burgim i përjetshëm.

Ndonëse Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion kërkoi pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli, Gjykata e ka kthyer për hetim çështjen në fjalë.

Prokuroria arsyetoi se për tre gjyqtarët nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Edhe pse ata u hetuan pas dyshimeve për korrupsion, akuzat nuk u provuan. Sidoqoftë gjyqtarja Miljana Muça ka vendosur kthimin e çështjes për hetim.

11 vite më parë, qetësia e plazhit të Durrësit u prish nga krismat e armëve. Aksioni i policisë për arrestimin e të kërkuarit për vrasje, Dritan Dajti, përfundoi me vrasjen e katër oficerëve të policisë, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Fatos Xhani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA