A rrezikohet Shqipëria nga ky konflikt? Kjo ishte pyetja që u shtrua për diskutim në Open për panelistët.

Kreshnik Osmani tha se Shqipëria është aleate gjeopolitike e SHBA-së.

Po a ndikon marrja e muxhahedinëve?- e pyeti Eni Vasili.

Jo, nuk ka ndikim. Ne i morëm muxhahedinët si një përpjekje e qeverisë Rama për të shlyer dhe rregulluar marrëdhëniet me SHBA-në dhe veçanërisht Trumpin. Ne i morëm muxhahedinët sepse nuk kemi forcë të kundërshtojmë.

Shtetet e tjera kanë kundërshtuar sepse e kanë këtë forcë por edhe sepse më herët ky grup është quajtur terrorist nga vetë SHBA. Nuk mendoj se do të ketë ndikim në Shqipëri pasi të gjitha vendet e dinë pozicionimin tonë- tha Osmani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA