Ashtu siç gazetarja Anila Hoxha deklaroi gjatë një lidhjeje live për Top Channel, SPAK pushoi hetimin për tre gjyqtarët që ulën dënimin e Dritan Dajtit në 25 vite nga burgim i përjetshëm.

Ky vendim ka ardhur për arsyen se ata kanë pranuar gjykim të shkurtuar.

Prokurori kërkoi veç pushimit të çështjes për tre gjyqtarët edhe kthimin e sendeve personale që vjen sipas prokurorit të SPAK si rrjedhojë e pushimit të çështjes. Të sekuestruara gjatë këtyre muajve qëndruan tre telefonët e gjyqtarëve dhe 17 mijë euro.

11 vite më parë, qetësia e plazhit të Durrësit u prish nga krismat e armëve. Aksioni i policisë për arrestimin e të kërkuarit për vrasje, Dritan Dajti, përfundoi me vrasjen e katër oficerëve të policisë, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Fatos Xhani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA