Roma e nis me një humbje në shtëpi vitin 2020. Skuadra kryeqytetase u mposht brenda në stadiumin Olimpico nga Torino me rezultatin 0-2, duke pësuar humbjen e parë në kampionat pas 5 javësh.
Vendosi gjithçka Andrea Belotti me dy gola nga një për çdo pjesë si për të treguar se është ende ai sulmuesi i frikshëm që bënte diferencën dikur. Me nga një finalizim në fundin e çdo pjese i pari me një goditje të fortë brenda zone dhe i dyti me penallti Belotti i dha një goditje të rëndë Romës dhe ringjalli shpresat e rivalëve që ndjekin nga pas dhe duan t’u rrëmbejnë vendin e 4-t verdhekuqve, pozicion që të kualifikon në Champions League.
Përpjekjet e Romës për të marrë diçka nga kjo sfidë ishin të kota sepse Torino u mbrojt mirë dhe mori tre pikë me shumë vlera që e ngjitën në vendin e 9-të me 24 pikë.
Top Channel