Nis të hënën në ekranin e Top Channel, emisioni më i ri “Shqipëria Live”.
Çdo ditë në një transmetim ‘live’ do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene, histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku programi do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre.
Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel.
Në një studio tërësisht të re, ‘Shqipëria live’ do të prezantohet nga Erjona Rusi dhe Flori Gjini të cilët çdo ditë do të trajtojnë në studio histori njerëzore, përballje ngjarjesh dhe personazhesh, duke sjellë momente që emocionojnë dhe të tjera që reflektojnë.
Me autorësi të Olsa Muhameti, çdo ditë Nga data 6 janar në orën 12:40, ‘Shqipëria Live’ në Top Channel.
Top Channel