Një 28-vjeçar ra në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi plagosën me thikë dy vëllezër në Burrel.
Bëhet fjalë për të arrestuarin A.N., 28 vjeç, banues në fshatin Shelli si dhe L.L., 26 vjeç dhe Xh. M, 24 vjeç, të dy banues në Burrel.
Ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetasit e shpallur në kërkim, pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, lagjja “Partizani”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.Sh., 25 vjeç dhe A.Sh., 22 vjeç, banues në Burrel, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për ndjekje të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Top Channel