Reshjet e dëborës në qarkun e Korrcës kanë shkaktuar prezencë ngricash në Qafën e Qarrit.
Në këtë zonë kërkohet nga drejtuesit të pajisen me zinxhirë, pasi era e fortë ka ndikuar që aksi të ketë ngrica.
Duhet thënë se prej orës 7 të mëngjesit, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët. Zonat me reshjet intensive janë zona e Ersekës dhe fshati i Dardhës, ndërkohë që sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale nuk paraqiten probleme përsa i përket qarkullimit të automjeteve në akset kryesore, edhe pse bëjnë të ditur që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes për shkak të lagështisë.
Gjithashtu po punohet nga kontraktoret me pastrim dhe kriposje në rrugët që sipas tyre paraqesin më shumë probleme.
Top Channel