Një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve është goditur në Lezhë.
Mësohet se pas një operacioni policor është sekuestruar lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të vogla gati për shitje, si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Po kështu kanë rënë në pranga 2 vëllezër.
Pas kontrollit në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 37 doza të vogla, gati për shitje si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve: K.Gj., 20 vjeç dhe E.Gj., 22 vjeç, banues në Lezhë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel