Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar përtej çdo etike sot, kur cilësoi rrëzimin e pemës së Krishtlindjeve në sheshin “Skënderbej”, e rrjedhimisht të mbi 100 pemëve te tjera të rrezuara në Tiranë, si “Ogur të bardhë”.
Ndonëse, pemët e rena për shkak të stuhisë së pazakontë të erës mund të kenë rrezikuar jetën e dhjetëra qytetarëve, Berisha nuk ka nguruar ta quaje “Ogur i bardhë”!
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili thekson se e ardhmja e këtij qyteti është e fëmijëve dhe jo e hienave të plakura që shfrytëzojnë çdo fatkeqësi natyrore për të ngritur gishtat përpjetë dhe për t’i përdorur politikisht.
“Hienat politike gëlojnë në të gjithë botën dhe hiena të plakura që edhe Gërdecin e panë si një ogur të bardhë, edhe vrasjet në bulevard, i panë si ogur të bardhë, do ketë gjithmonë. Në mos ky Sali, gjithmonë do të ketë një Sali. Di të them që e ardhmja e këtij qyteti është e fëmijëve dhe jo e hienave të plakura dhe di të them që të shfrytëzosh çdo rast , çdo tërmet, çdo fatkeqësi natyrore për të ngritur gishtat përpjetë dhe për t’i përdorur politikisht është realisht për të ardhur keq. Kështu që fokusi im nuk është një pemë klasike që ne e rikuperojmë çdo vit, fokusi im është te 100 incidente të tjera që fatmirësisht shpëtuan pa bërë shumë dëme, pa u dëmtuar njerëz , ndërsa për hienat politike do të duhet të flasim një ditë tjetër dhe ua kemi treguar në kutinë e votimit çfarë mendojmë ne dhe populli shqiptar”, deklaroi Veliaj për Top Channel.
Top Channel