Prokuroria pritet të japë masën e arrestit me burg për 2 drejtuesit e automjeteve të aksidentit tragjik që u mori jetën 2 personave në Tiranë, 3 ditë më parë.
Ju kujtojmë se Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu 72 vjeçe po ecnin në trotuar kur u përplasën për vdekje në zonën e Porcelanit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Mësohet se prokurori Ervin Karanxha do kërkojë arrest me burg për shoferin Eltjon Lazri, ndërsa për shoferin tjetër, Edmond Murati do kërkojë arrest me burg me afat 30 ditë, derisa të vijë akti i ekspertimit autoteknik. Prokuroria thotë se nga kqyrja e pamjeve filmike, por edhe nga ekspertiza rezulton që Lazri ishte me mbishpejtësi të lartë.
Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Top Channel, një prej automjeteve futet me shpejtësi në një parakalim të gabuar, duke u përplasur me një automjet tjetër. Pas përplasjes, automjetet goditën Erion Balla, 36 vjeç nga Rrësheni, dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe, banuese në Tiranë, duke i lënë të vdekur.
Video e aksidentit fatal në “Porcelan”, policia arreston dy shoferët
Tashmë ka nisur seanca me dyer te mbyllura, ku gjyqtar i çështjes është Sokol Pasho.
Top Channel