Aksidenti i Porcelanit/ Gjykata lë në burg 2 shoferët, njëri prej avokatëve: Do apelojmë çështjen

05/01/2020 12:05

Ka mbaruar seanca me dyer të mbyllura sa i takon aksidentit të Porcelanit, nga ku Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për masën e arrestit me burg ndaj 2 drejtuesve të automjeteve të ngjarjes tragjike që u mori jetën 2 personave në Tiranë, 3 ditë më parë.

Gjyqtari i çështjes, Sokol Pasho vendosi vleftësim të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të Eltion Lazrit (që ndodhet në spital) dhe caktimin arrest me burg pa afat. Ndërkohë për Edmond Muratin është caktuar arrest me burg me afat 30 ditë.

Lavdosh Shehi, avokat i Edmond Muratit deklaron se Edmondi ka qenë i rregullt gjatë drejtimit të mjetit.

“Do ta apelojmë çështjen”, ka deklaruar Murati.

Ju kujtojmë se Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu 72 vjeçe po ecnin në trotuar kur u përplasën për vdekje në zonën e Porcelanit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Top Channel, një prej automjeteve futet me shpejtësi në një parakalim të gabuar, duke u përplasur me një automjet tjetër. Pas përplasjes, automjetet goditën Erion Balla, 36 vjeç nga Rrësheni, dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe, banuese në Tiranë, duke i lënë të vdekur.
  Video e aksidentit fatal në “Porcelan”, policia arreston dy shoferët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA