Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic, ku një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.

Njoftimi:

Gjirokastër/Informacion Paraprak.

Rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi  të fshatit Humelic,  një autobuz, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë  ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA