Video/ Aksident i tmerrshëm, makina devijon nga rruga dhe zhduket në det

04/01/2020 09:43

Aksidentet automobilistike ndodhin çdo ditë në rrugët e vendeve të ndryshme të botës, por ajo që e diferencon një aksident nga një tjetër është dinamika e saj.

Shoferët e automjeteve që ishin duke udhëtuar në një autostradë në Californi të SHBA-së janë bërë dëshmitarë të një aksidenti të tmerrshëm. Në videon e bërë virale tashmë shikohet një shofer makine i cili ishte duke regjistruar me celularin e tij rrugën pasi peizazhi ishte mbresëlënës.

Në momentin që po i afrohej një kthese në të majtë, papritmas i shfaqet një makinë me shpejtësi e cila nuk e pa kthesën dhe për këtë arsye përfundoi nga një lartësi e madhe në det. Pasi përjetoi ngjarjen e dhimbshme shoferi i automjetit i cili ishte duke xhiruar, njoftoi menjëherë autoritetet të cilët mbërritën në kohë rekord në vendngjarje duke nisur menjëherë hetimet e nevojshme.

Nuk bëhet me dije gjendja e personit të aksidentuar por forcat policore po përpiqen që të zbardhin dinamikën e plotë të ngjarjes.

Top Channel